Site icon PORTALB

Pagat e mësimdhënësve vonohen, MASH hesht

Rroga

Mësimdhënësit ankohen shkaku i vonesës së vazhdueshme të pagave, edhe pse afati i fundit për pagesëne  tyrë është ata 15.

Këtë muaj pagat në arsim u lëshuan me datë 21, që i bie 6 ditë më vonë afatit të paraparë me ligj, të lidhur mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK).

“Çdo muaj më shumë shtyhet pagesa e rrogës. Asnjëherë nuk e kemi marrë me kohë. Kjo është shkelje e ligjit. Ne ankohemi por si duket MASH nuk çan kokën për ne”, tha për Portalb, Rahman Tahiri, mësimdhënës.

Kryetari i LASH-it në Kumanovë, Samet Jahiji gjithashtu thotë se MASH e tepron me vonesën e rrogave, mirëpo kritikon edhe SASHK-un për mos mbrojtje të të drejtave të arsimtarëve.

“Rrogat gjithnjë po i marrim me vonesë dhe për këtë drejtojmë gishtin drejt MASH-it, mirëpo në do të ankohem edhe për pasivitetin e SASHK-ut, që ekziston për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve të arsimit, kurse për këtë problem heshtë. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar dhe lexuar se SASHK ka kërkuar llogari nga MASH për vonesën e rrogave. Nëse kjo situatë vazhdon të jetë prezente ende, ne do të ankohem në ingerenca më të larta dhe do të kërkojmë shkëputje nga SASHK-u dhe do kërkojmë formimin e një Sindikate tjetër të pavarur, e cila do të ngrit zërin kundër shkeljeve që na bëhen neve”, tha për Portalb, Jahiji.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, bën të ditur për Portalb, se vonesa e pagave është shkak i sistemit joadekuat dhe se disa herë ka kërkuar nga MASH që të ndryshohet ky sistem.

“Vonesa e pagave bëhet rregullisht, kurse me marrëveshjen kolektive të zbatuar me ligj që kemi me MASH, të njejtat duhet të paguhen më së voni deri më datën 15. Shkak për vonesën është sistemi jo adekuat që përdor MASH për pagesën e arsimtarëve pasi që një shkollë të bëjë një gabim shumë të vogël, atëherë bllokohet i tërë procesi në të gjithë shtetin për lëshimin e pagave. Ne kemi kërkuar nga MASH që të ndryshojë këtë sistem, por ja që ende nuk ka ndodh një gjë e tillë. Ne tërë kohën ndjekim situatën dhe kemi ngritur zërin lidhur me këtë çështje”, tha për Portalb, Nedelkov.

Redaksia Portalb tentoi që të merr përgjigje nga MASH lidhur me këtë çështje por nuk arriti pasi që zyrtarët e këtij institucioni nuk u pergjigjen as telefonatave po as sms porosive./Portalb

 

Exit mobile version