Site icon PORTALB

Kuvendi miratoi disa ndryshime ligjore

Parlamenti i Maqedonisë

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite në kuadër të vazhdimit të seancës së 117­-të i miratoi ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese, të Ligjit për sistem hekurudhor dhe të Ligjit për shfrytëzimin dhe disponim me sendet në pronësi të shtetit dhe me sendet në pronësi të komunës, shkruan MIA.

Deputetët e filluan debatin rreth Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për largimin nga fuqia të ligjit për përcaktimin e kushteve për përkufizimin për kryerjen e funksionit publik, qasje në dokumente dhe publikim të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, e parashtruar nga opozita.

Deputetët nga shumica qeveritare rikujtuan se Komisioni ka për obligim t’i përfundojë lëndët e hapura ose gjithsej 33 lëndë.

Rreth këtij ligji mbetën të diskutojnë ende tetë deputetë. Vazhdimi i seancës së 117­-të, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, do të jetë sot në orën 11.

Exit mobile version