Site icon PORTALB

Shefat e diplomacive të Ballkanit perëndimor në takim me Mogerinin dhe Hanin

Nikolla Poposki në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Nikolla Poposki në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

­ Në suaza të sesionit të 71­-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrat e punëve të jashtme të shteteve nga Ballkani Perëndimor u takuan me eurokomisarin Johanes Han, përfaqësuesen e lartë të BE­së Federika Mogerini, si dhe realizuan takim në suaza të Kartës së Adriatikut, me të cilën këtë vit kryeson Kroacia.

Bashkëpunim më i afërt rajonal dhe përkrahje aktive nga anëtarët e BE­-së dhe NATO­-s të cilët gjenden në rajon, për integrim të tërësishëm të vendeve ­kandidate, ishin pjesë e temave për të cilat biseduan, kumtoi MPJ.

“Lidhshmëria e ndërsjellë është me rëndësi të veçantë për përparimin e rajonit. Duhet së bashku t’i hedhim poshtë stereotipet për Ballkanin. Shtetet nga kjo pjesë e Evropës duhet të trajtohen si partnerë të barabartë në familjen evropiane. Në shumë situata të krizave për BE-­në, u njejta u tregua në praktikë”, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në mbledhjen e iniciativës “Ballkani Perëndimor 6”.

Siç kumtojnë nga MPJ, në mbledhjen e Kartës së Adriatikut, ministrat e riafirmuan përkrahjen për anëtarësim me të drejtë të plotë në NATO të të gjitha vendeve të grupit A5. Njëherit, u theksuan aktivitetet kombëtare në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe nevojën nga bashkëpunimi i vazhdueshëm rajonal dhe bashkëpunimi me NATO­n dhe BE­në në këtë plan. Me këtë grup Maqedonia do të kryesojë në vitin 2017.

Poposki, qëndron në kumtesë, ka realizuar edhe shumë takime bilaterale me homologët e tij. Me ministrin bullgar të Punëve të Jashtme, Daniel Mitov u dakordua të vazhdojnë bisedat për finalizimin e Marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi të mirë. Me ministrin mongolian të Punëve të Jashtme Send Munk­Orgil u bisedua për realizimin e iniciativave për lehtësim ekonomik në interes të vendeve pa dalje në det.

Exit mobile version