Site icon PORTALB

Maqedoni, ekspertët anashkalohen në Kuvend, prandaj dalin ligje jo të mira

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi është institucion ligjvënës, filtri i fundit i një ligji. Prandaj, duhet kujdes gjatë miratimit. Që ligji të dalë më i mirë duhet të jetë më gjithëpërfshirës, përvec deputetëve, të inkuadrohen ekspertë, por edhe qytetarë që preken nga problematika për të cilin sillet ligji.

Opinionin dhe njohësit e çështjeve juridike i tangon procedura e shkurtër për sjelljet e ligjit më procedurë të shkurtër. Për këtë fenomen së fundmi kanë reaguar edhe deputetët e opozitës.

Deputetë të ndarë në qëndrimet e tyre rreth kësaj çështje.

Deputeti i PDSH, Gazmend Aliu vlerëson se kësaj Qeverie i ka ngelur një shprehi që ligjet me rëndësi të veçantë si sjellë në mënyrë të përshpejtuar.

“Kjo nuk po bëhet vetëm sot, 5-6 vitet e fundit është bërë shprehi e kësaj shumice parlamentare VMRO-DPMNE dhe BDI, të kalojnë ligje me procedurë të shkurtër. Kjo bëhet për interesa personale të njerëzve që janë të afërt me pushtetin. Për shembull, kur bëhet fjalë për toka ndërtimore, zona ekonomike, për çështje financiare, Qeveria ligjet i sjellë me procedurë të përshpejtuar. Gjë kjo, që ndikon negativisht në zbatimin e tyre në praktikë”, deklaroi për Portalb Aliu.

“Gjithë kjo bëhet në interes të asaj që një problematikë që ka të bëjë me qytetarët, sa më shpejtë të jetë në shërbim të qytetarëve. Dhe, unë nuk shohë problem rreth ligjeve me procedurë të shkurtër. Opozita ka të drejtën të kontestoj, sepse është ky roli i opozitës. Kur janë tanguar interesat e qytetarëve shqiptar ne kemi kontestuar sjelljen e atij ligji. Ka shumë raste në praktikën e Bashkimit Demokratik për Integrim kur ligjet e tilla, zakonisht kur votohet me Badinter, ne u kemi dhënë votën negative dhe nuk kanë kaluar”, tha për Portalb deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, duke theksuar se ka raste kur opozita me të drejt shtron problemin se lëshohen ligje me procedurë të shkurtër.

Marjanço Nikollov kujton se tashmë një kohë të gjatë e potencojnë këtë si vërejtje. Sipas tij, për probleme të rëndësishme duhet të thirren diskutime publike dhe të ftohen ekspertë kompetentë ose grupe të qytetarë të prekur nga problem që do të jepnin kontribut në përmirësimin e zgjidhjes në Ligj.

“Do të ishte mirë në Komisione, siç qëndron edhe në Rregullore, të ftohen edhe ekspertë që mund të marrin pjesë në lexim të parë. Në të shumtën e rasteve nuk ka ekspertë. Numri më i madh i ligjeve që sillen me procedurë të shkurtër, sillen nën arsyetimin se nuk bëhet fjalë për ndryshim të rëndësishëm. Megjithatë, rëndësia e Ligjit nuk qëndron në atë se sa nene ndryshohen, por çka po ndryshohet. Shumë ligje sillen me procedurë të shkurtër për t’i ikur debateve”, tha për Portalb Nikollov./Portalb.mk

Exit mobile version