Site icon PORTALB

Policia arreston një aktivist të VV-së

Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivisti i tyre, Egzon Azemi, është arrestuar sot “me forcë nga policë civilë afër shtëpisë së tij”.

Sipas VV-së, atij nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse është marrë nga policia e cila, siç shkruan më tej VV, “po vazhdon t’i ndjekë aktivistët në çdo hap”.

“Kjo po i shpenzon forcat e saj në ndjekjen e aktivistëve të pashembullt për aktivitetet e tyre politike, përderisa kriminelet e qeverisë po i vazhdojnë shëtitjet e tyre të papenguar. Kur fokusi dhe prioriteti i policisë është luftimi i opozitës, ky është tregues i qartë i autoritarizmit. Por, qytetarët e Kosovës nuk mund t’i binden urdhrave të padrejta policore të shtetit autoritar dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, transmeton Koha.net

Sipas LVV-së, “dikasteri i Qeverisë “Pronto”, policia, tashmë është demaskuar dhe fytyra e saj kundër qytetarëve të Republikës është vënë më pah”.

“Qytetarët do të triumfojnë përballë kësaj shtypjeje”, përfundon VV.

Exit mobile version