Site icon PORTALB

Shkup, janë sulmuar dhe vjedhur dy të mitur

Dje në Shkup është sulmuar me thikë një e mitur

Një djalë gjashtëmbëdhjetëvjeçar është sulmuar fizikisht dhe vjedhur dje në mbrëmje pranë Qendrës Transportuese në Shkup, shkruan MIA.

MPB njoftoi se rastin në polici e ka paraqitur vëllai i djalit të sulmuar. Ai ka treguar se rreth orës 19:25 në rr “Atanas Mitrev” në afërsi të Qendrës Transportuese vëllai i tij 16 vjeçar është ndalur nga ana e tre të miturve të panjohur, të cilët fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur në pjesën e kokës. Me kërcënim me thikë kanë kryer plaçkitje, duke ia marrë zinxhirin e argjendtë dhe kanë ikur, me çka kanë fituar shfrytëzim të kundërligjshëm pronësore prej rreth 12.000 denarë.

Edhe një djalë 17 vjeçar është sulmuar dhe vjedhur mbrëmë në Shkup. Rretjh orës 13:50 në rr “Tome Toshiq” është ndalur prej tre personave të panjohur të cilët kanë përdorur forcë fizike dhe duke e qëlluar me send të fort në pjesën e kokës, i kanë marrë çantën e shkollës në të cilën ka pasur pajisje sportive dhe 150 denarë. Polica ndërmerr pasa për zbardhjen e të dy rasteve

Exit mobile version