Site icon PORTALB

Janeva me tre kërkesa para deputetëve

Prokurorja speciale, Katica Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva

­ Prokurorja speciale publike Katica Janeva sot para Komisionit kuvendor për sistem politik kumtoi tre kërkesa të cilat sipas saj do ta lehtësojnë punën e Prokurorisë. Edhe pse u paralajmërua, ajo në fjalim nuk e prezantoi raportin gjashtëmujor, por tha se do të përgjigjet në të gjitha pyetjet lidhur me të, shkruan MIA.

Janeva kërkoi ndryshim të ligjit për Prokurorinë Speciale Publike, gjegjësisht nenit 22 dhe të prolongohet afati prej 18 muaj që të mundet deri në fund të hetohet kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme. Ajo gjithashtu përsëriti se nevojiten ndryshime të Ligjit për mbrojten e dëshmitarëve, si dhe implementim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Janeva theksoi se nuk frikësohet të përgjigjet në asnjë pyetje dhe se ka mbështetje të tërësishme nga ish kryeministri Nikola Gruevski.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-­DPMNE, Ilija Dimovski në një replikë shtroi një sërë pyetjesh deri te Janeva, por ajo deri tani nuk është përgjigjur në asnjë sepse deputetët nuk ishin dakorduar për rendin e fjalimeve.

Kur Janeva e fitoi mundësinë për përgjigje tha se do të prononcohet deri në fund të seancës. Koordinuesit e grupeve parlamentare ndërkohë deri te kryetari i Komisionit Vlatko Gjorçev dorëzuan propozim për rendin e fjalimeve të deputetëve. Seanca është ndërprerë në kërkesë të Rafiz Alitit nga BDI-­ja.

Exit mobile version