Site icon PORTALB

“Evropa me një Turqi evropiane fiton një rëndësi në botë”

Jean Asselborn

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, tha se populli në Turqi doli në rrugë për demokracinë kundër tentativës së grushtit të 15 korrikut nga organnizata terroriste Fetullahçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Asselborn, në një deklaratë për gazetën gjermane “Die Welt” tha se janë vonuar në reagimin ndaj grushtit të shtetit nga FETO. Ai tha se nuk e kanë vërejtur plotësisht se janë hapur plagë të thella pas kësaj ngjarjeje në opinionin turk.

Sipas tij, tentativa e puçit ka tronditur thellë njerëzit në Turqi. “Njerëzit që dolën në rrugë kryen një demonstrim për demokracinë. Ne këtë e kemi vlerësuar pak gabim”, tha Asselborn.

– Liberalizimi i vizave

Asselborn në vijim tha se mund të gjendet një zgjidhje në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Turqinë. “Aktualisht përveç ligjit anti-terrorizëm mund të zgjidhen të gjitha pikat tjera në kushtet e hyrjes në BE pa viza për qytetarët turq”, tha shefi i diplomacisë së Luksemburgut.

Më tej ai shtoi se në çështjen e liberalizimit të vizave BE-ja do të këmbëngulë në zbatimin e parimeve të shtetit ligjor duke shtuar se kjo është e vlefshme për të gjitha vendet.

“Kur situata në Turqi të riqetësohet pak dhe kur Turqia të tregojë dëshirën për të qenë në përputhje me rregullat e Këshillit të Evropës shpresoj se në fund të këtij viti apo në fillim të 2017 do të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje për ligjin anti-terrorizëm”, theksoi ai.

Pasi ka cekur rëndësinë e Turqisë për BE-në, Asselborn u shpreh: “Evropa me një Turqi evropiane fiton një rëndësi në botë. Gjithashtu, edhe ne tregojmë se një vend musliman mund të anëtarësohet në BE”.

Exit mobile version