Një i dyshuar që qëndronte me thikë në dorë para ambasadës së Izraelit në Ankara, u neutralizua duke u qëlluar në këmbë nga ana e policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Osman Ç. (38), i cili në orët e drekës ka ardhur para ambasadës së Izraelit dhe duke e mbajtur në dorë thikën e mbështjellë me gazetë, filloi të flasë me zë shumë të lartë.
I dyshuari i cili nuk iu bind policisë për të ndaluar u neutralizua duke u qëlluar në këmbë. Ai u dërgua në Spitalin e Trajnimit dhe Hulumtimit “Numune” në Ankara për trajnim mjekësor.
Pas ngjarjes rrugët para ndërtesës së ambasadës janë mbyllur dhe në rajon janë dërguar forcat policore të operacioneve speciale.
Ekipet e hetimit në vendin e ngjarjes pranë Departamentit të Policisë në Ankara kanë kryer hetime për çantën për të cilën u pretendua se është e të dyshuarit. Ndërkohë autoritetet vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.