Site icon PORTALB

“E majta” kërkon lista apartiake për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Partia “E majta” kërkon që partitë opozitare të dalin me lista apartiake në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor, transmeton Portalb.

Kjo mënyrë, thonë nga partia, do të sjellë maksimalimizimin e votës anti-regjimit.

“Jemi të bindur se ky opsion mund t’i largon dyshimet te një numër i madh i qytetarëve se bëhen përpjekje për pushtet dhe ndarje të kolltuqeve, dhe jo luftë për liri. Dhe për këtë arsye, kjo iniciativë është strategji efikase për fitore ndaj regjimit. Maqedonisë i duhen ndryshime thelbësore. Hajde një herë politikanët t’i mbështesin qytetarët, dhe jo në vazhdimësi qytetarët të jenë ata që po mbështesin politikanët. Ta obligojmë regjimin që të merret me popullin dhe jo me partitë”, thuhet në kumtesën e partisë./Portalb

Exit mobile version