Site icon PORTALB

Rama: 300 milionë € për fshatin, aplikoni me projekte

Edi Rama

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje fermerëve të zonës së Gramshit të aplikojnë me projekte në frutikulturë dhe blegtori për të përfituar nga Fondi i Garancisë për bujqësinë.

Rama: Përmes bashkëpunimit me Berzh, të çelim linje kredie per fshtin që potencialisht mund të shkojë në 300 mln euro, për 3 vitet e ardhshme. Ky është një process që kërkon përgatitje sepse nuk mund të kesh akses në para pa pasur projekt.

Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë takim edhe nga deputeti i Librazhdit, Taulant Balla, i cili përsëriti thirjen drejtuar banorëve qe te ligjerojne pronesine mbi token

Balla: Dua ti bëj thirrje cdo fermeri që të shkojnë në zyrat e njësive administrative dhe aty keni një person përgjegjës i cili ju merr dokumentat dhe ju bën tapinë e tokës.

Ndërsa në fund, gjatë bashkëbisedimit me fermerët, të cilët ngritën shqëtësimet për ujin e pijshëm, kanalizimet dhe infrastrukutrën rrugore, kryeministri u ndodh perballe disa konstatimeve dhe kërkesave te fshatareve qe iu ka humbur besimi tek qeverite.

Rama më tej u ndal edhe në Gramsh ku inspektoi investimin e qeverisë prej 40 mln lekësh për rilindjen urbane të qytetit, transmeton Oranews.tv.

Exit mobile version