Site icon PORTALB

Sela: Debati për Njësitë zgjedhore është i rrejshëm dhe në dëm të shqiptarëve, ja pse

Ziadin Sela

Ziadin Sela, LR-PDSH

Lideri i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela thotë që debati në lidhje me Njësitë zgjedhore dhe ndryshimin e Ligjit për zgjedhje që po zhvillohet këto ditë në Parlament është i rrejshëm dhe në dëm të shqiptarëve për të minimizuar votën e tyre.
LEXO: Shkup, grupi punues do të balancojë njësitë zgjedhore në Maqedoni

“Ashtu siç doli që të gjithë bisedimet në Përzhinë ishin falso dhe të rrejshme, që për përfundim patën gjueti shtrigash përsëri në dëm të shqiptarëve. Njëjtë edhe me këtë debat në Parlament ku flitet se do ti ngjitet njërës ose tjetrës Njësi zgjedhore një numër i caktuar votuesish, është debat i rrejshëm.” tha Sela në një konferencë për shtyp sot në Tetovë.

LEXO: Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë jo-ligjore nëse nuk balancohen njësitë (DOKUMENT)

“Qëllimi është minimizohet dhe majorizohet vota e shqiptarëve. Kam fjalën këtu, në qoftë se krahasojmë të gjitha Njësitë zgjedhore, sidomos ato me shumicë shqiptarë, ku ka një diferencë prej çdo Njësie zgjedhore që varion prej 10.000 deri në 30.000 votues. Atëherë edhe Ne në këtë debat, në këtë krizë, që nisi me numrat e votuesve, duam edhe një herë publikisht të gjithë aktorëve politik të involvuar në këtë proces të ju themi një porosi: Hiqni votuesit fiktiv, ndërsa njerëz fiktiv në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por janë votuesit që ka shfrytëzuar VMRO-DPMNE, e të cilat janë maqedonas.” shprehet Sela.

Ai propozon që Maqedonia të kthehet në një Njësi zgjedhore, me anë të së cilës, sipas tij,  do të merr fuqi vota e çdo qytetari të Maqedonisë, nga Tetova, Kumanova, Shkupi, Strumica, Manastiri  dhe gjithandej të ketë vlerën e njëjtë.

“Me që po debatohet për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ktheni demokracinë dhe hiqni totalitarizmin nga subjektet politike shqiptare dhe bëni listat e hapura zgjedhore. “ tha Sela.

LEXO: Disbalanci i njësive zgjedhore: Ja çfarë mendon opozita

Exit mobile version