Site icon PORTALB

Djali i kinezit më të pasur i bleu qenit tetë iPhone të rinj!

Iphone7

Wang Sicong, djali i kinezit më të pasur, miliarderit Wang Jianlin i ka blerë qenit të tij tetë iPhone 7 një ditë pasi linja më e re e telefonave u lëshua në përdorim, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania Apple para pesë ditëve lëshoi në përdorim IPhone-t e rinj të cilët kushtojnë 6.988 juan, gjegjësisht 1.050 dollarë amerikan.

Sincong tërhoqi vëmendjen e opinionit pasi në rrjetet sociale publikoi një foto të kafshës së tij shtëpiake, Coco, me tetë IPhone 7.

Wang vitin e kaluar tërboi opinionin kinez kur publikoi fotografinë në të cilën Coco mban dy orë më të reja të Apple në vlerë prej 37.000 dollarë.

Exit mobile version