Site icon PORTALB

Hap historik: BE miraton aplikimin e Bosnje dhe Hercegovinës për anëtarësim

Flamuri i Bashkimit Europian

Bashkimi Evropian

Në mbledhjen e sotme të Këshillit që e kryesonte ministri i deleguar i qeverisë së Sllovakisë, Ivan Korçok, është pranuar kërkesa e BeH-së për anëtarësim në BE, ku Komisioni Evropian është urdhëruar të përgatisë pyetësorin për BeH-në.

Në bazë të kësaj, në periudhën e ardhshme BeH do të marrë një pyetësor i përbërë prej disa mijëra pyetjesh të cilave iu duhet dhënë përgjigje.

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian ka përshëndetur marrëveshjen për vendosjen e mekanizmit për koordinim mes të dyja palëve, ndërkohë që ka apeluar tek të gjitha nivelet e pushtetit në Bosnje e Hercegovinë të mundësojnë zbatimin efikas të tij si një hap drejt përmirësimit të funksionalitetit.

Exit mobile version