Site icon PORTALB

Arabia Saudite rrëzoi një raketë balistike

Rakete balistike - ilustrim

Forcat saudite të mbrojtjes kanë interceptuar një raketë balistike të lëshuar nga kryengritësit Husi të Jemenit në jug të Arabisë Saudite, bëri të ditur të hënën koalicioni i udhëhequr nga sauditët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve SPA, koalicioni bëri të ditur se raketa, ku me anë të saj synohej goditja e qytetit jugor të Khamees Mushait, u qëllua para se të shkaktojë ndonjë dëmtim.

Sipas njoftimit, forcat saudite bombarduan vendin e lëshimit si kundërpërgjigje e sulmit me raketë. Sipas agjencisë së lajmeve Saba që është e Husive, raketa shënjestroi një bazë ajrore në Arabinë Saudite dhe ka qëlluar objektivin.

Jemeni është përfshirë nga kaosi që nga viti 2014, kur militantët e lëvizjes Husit dhe aleatët e tyre morën kryeqytetin Sana dhe disa pjesë të vendit, duke detyruar presidentin Abd Rabbuh Mansour Hadi dhe Qeverinë e tij të mbështetur nga sauditët që përkohësisht të largohen në Riad. Konflikti u përshkallëzua në mars të vitit të kaluar kur Arabia Saudite dhe aleatët arabë filluan fushatën masive ajrore në Jemen që ka për qëllim rivendosjen e Qeverisë së Hadit.

Exit mobile version