Site icon PORTALB

13 fatkeqësi komunikacioni në Shkup, të lënduar nëntë persona

Komunikacion

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kreu ekspertizë të gjithsejt 13 fatkeqësive në komunikacion, në të cilat më lehtë janë lënduar nëntë persona.

Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë rrugore, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh, njofton MIA.

Janë sanksionuar 19 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre vozitës e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre vozitës kanë kaluar në dritët ë kuqe të semaforit dhe katër vozitës nuk u kanë dhënë përparësi kalimtarëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Nga SPB theksojnë se janë hasur edhe 13 persona të cilët gjatë drejtimit të automjetit e kanë prëdorur telefonin celular, përkatësisht nuk kanë mbajtur rripin e sigurisë dhe pesë këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 82 automjuete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të trafikut.

Në kuadër të projektit “Kultura në komunikacion e fëmijëve në entet parashkollore” sot Sektori për rpeventivë pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “Fidani” objekti “Lulja” që ndodhet në rajonin e komunës së Çairit.

Me fillim në orën 20:30 në Qendrën sportive “Jane Sandanski” në kuadër të SEHA-ligës do të luhet ndeshja ndërkombëtare në hendboll ndërmjet KH Vardar dhe KH Tatran Preshov. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe të papenguar të komuniakcionit, si dhe të kësaj ngjarje të jashtëzakonshme, nga policia rrugore do të ndërmerren masa adekuate për siguri në komuni9kacion.

Exit mobile version