Site icon PORTALB

Dy “luanët” nga Kosova, vëllezërit kampionë në boks (Foto)

Safet dhe Musa Avdimetaj

Krahas emrave të njohur të boksierëve të njohur shqiptarë në arenën botërore, tani do ti kemi edhe dy boksierë kosovarë. Bëhet fjalë për dy vëllezeërit nga Strellci i Deqanit, Safet dhe Musa Avdimetaj. Karriera e dy vëllezërve kosovarë ka shumë të përbashkëta dhe se që të dy garojnë bashkë.

Safeti është 23 vjeçar dhe ka statistika fantastike deri tani. Nga 115 ndeshje nga amaterizmi dhe profesionalizmi, ai ka arritur të fitoi plot 104 përballje. Se Safeti është i lindur për boksier, është koiçidencë është ditëlindja e tij që përkon në të njëjtën ditë me ditëlindjen e Wladimir Klitschkos.

Safeti që njihet më nofkën Toni Kraft ka arritur të fitojë deri tani titullin e Gjermanisë në DBD, titullin e kampionit të botës në VBC ku shquhet për stilin e tij prej një luftëtari të madh.

Mjaft i suksesshëm është edhe vëllau i tij, Musaja që njihet me nofkën James Kraft. Ai ka arritur që nga 79 meçe të karrierës nga amatorizmi deri te profesionalizmi që të fitojë plot 71 përballje. Musaja është kampion në kategorinë gjysëm të rëndë dhe shquhet për teknikën e madhe që ka.

Para dy boksierëve kosovarë janë tani dy përballje mjaft të rëndësishme për karrierën e tyre. Me 5 nëntor ata në ring do të kenë përballë dy boksierë mjaft perspektiv.

Safeti do të përballet me afrikanin, Abdulla Paziwapazi që regjistron deri më tani 15 fitore në 15 përballjet e tij ndërsa Musa do të sfidohet nga Kassim Ouma që llogaritet si një boksier me të ardhme të madhe në boks. Transmetimi i këtyre meçeve do të bëhet edhe në gjigantin televiziv, Sky.

Prapa suksesit të tyre qëndron edhe babai i dy boksierëve, Naim Avdimetaj që është njeriu më meritor për të arriturat e tyre për shkak të mbështetjes që iu ka dhënë që nga fëmijëria e tyre, shkruan portali Indeksonline.

Exit mobile version