Site icon PORTALB

Aksident i rëndë në rrugën Ohër-Strugë, 4 të lënduar

Aksident i rëndë sapo ka ndodhur në rrugën Ohër – Strugë afër kishës Erzamo. Një veturë Jugo ka dalë nga rruga ku në aksident përfshihet edhe një veturë e markës Mercedes ku janë përplasur me një veturë tjetër.

Në këtë aksident jo zyrtarisht thuhet se janë lënduar katër persona, ku ekipet e ndihmës së shpjet kanë arritur menjëherë.

Policia ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e aksidentit.

Exit mobile version