Ndryshe nga informatat që shpalosi e përditshmja greke Kathimerini ,ndërmjetësi për çështjen e emrit Methju Nimic, nuk do të raportojë përpara Komisionit për punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, muajin e ardhshëm.
“Parlamenti Evropian , zakonisht mirëpret të ftuar të jashtëm që të shprehin mendimin e tyre për çështje të caktuara përpara deputetëve evropian, por për takimet e Komisionit në shkurt, nuk është ftuar ndërmjetësi i OKB-së në çështje e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë”, theksojnë nga Institucioni ligjvënës i BE-së.
Takimet e fundit me negociatorët Jolevski dhe Vasilakis, ndërmjetësi Nimic zhvilloi në tetor të vitit të kaluar në Nju Jork, por të cilat rezultuan pa ndonjë progres në drejtim të kapërcimit të problemit.