Site icon PORTALB

Dibër, hapet fabrika e ujit Maya

Fabrika e ujit Maya

Në afërsi të fshatit Gajre të  Dibrës sot u hap fabrika e ujit Maya, e cila është rezultat nga puna e koncesionerit të burimeve minerale – nëntokësore  ML-Gari, gjegjësisht investitorit kroat – kompania e Mali Losinj. Fabrika për prodhimin e ujit të pijshëm në shishe ndodhet përgjatë rrugës rajonale Boshkov Most-Burimi, vetëm 5 kilometra larg fshatit ekologjikisht të pastër Gajre.

Investimi fillestar arrinte vlerën prej 300,000 euro, ndërsa vlerësimi prej  7,7 milion  ka arritur në 14 milionë euro për kohëzgjatjen  3 ½ vjet të procesit të implementimit.

Në emër të kompanisë Mali Losinj para të pranishmëve foli Kujtim Deari.

“Investimin që sapo filluam nga themelet para rreth tre vjetësh sot duke falënderuar dy investitorëve nga Republika e Kroacisë , z. Dashmir Abdi dhe z. Branimir Kojiq  kjo fabrikë morri karakterin e një objekti më modern , më bashkëkohor dhe teknologjikisht më e pajisur në Maqedoni dhe në rajon” tha Deari.

“Është veçanërisht e rëndësishme përkushtimi për cilësi dhe standarde të larta ,kështu që u përfitua ujë me kualitet të lartë premium prodhuar nga teknologjia më moderne , e cila e bën konkurente serioze në tregun e stërholluar global “, tha ministri i ekonomisë Driton Kuçi i cili ishte prezent në hapjen e fabrikës.

Për ekonominë tonë , megjithatë, është veçanërisht e rëndësishme që investimet të rriten vazhdimisht , dhe kjo do të thotë krijimin e vendeve të reja të punës , duke kontribuar kështu në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e standardeve jetësore , ” tha Ministri për investime të huaja Goran Mickovski.

Përndryshe ,numri aktual i 25 të punësuarve sipas paralajmërimeve të investitorit duhet shumë shpejt të rritet , dhe prodhimi ditor i ujit në shishe mund të arrijë deri në 200,000 litra pas 8 orësh punë.

Exit mobile version