Në Çanakale të Turqisë janë ndaluar nga autoritet 160 shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale ishin përgatitur që të niseshin drejt Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e xhandarmërisë pasi morën informacione se grupi i përbërë nga shtetas të huaj ishte përgatitur të nisej drejt Italisë kryen një operacion në zonat bregdetare në rajonin Karabiga dhe Aksaz në komunën Biga.
Në Fırıncık u ndaluan një grup prej 160 personash mes të cilëve fëmijë dhe gra i cili përbëhej nga 135 sirianë dhe 25 persona nga Pakistani.
Pas marrjes së deklaratave 160 personat u dërguan në stacionon e xhandarmërisë, ndërsa anija me gjatësi 20 metra me emër “Kılıçbalık” që do të përdorej për udhëtimin në Itali u tërhoq me anë të rimorkiatorëve në portin Karabiga.