Site icon PORTALB

29 të lënduar në një shpërthim në New York

Shpërthim në New York

Së paku 29 veta kanë mbetur të lënduar nga një eksplodim që ka ndodhur në NewYork, shkruan BBC.

Shkaku i shpërthimit të së shtunës mbrëma ende nuk dihet. Kryetari Bill de Blasio ka thënë se ai ishte i qëllimshëm por që nuk lidhet me ndonjë sulm terrorist.

Fuqia ishte e madhe sa që është dëgjuar në disa lagje të tjera.

Gjendja e të lënduarve është stabile, përveç njërit që është në gjendje më kritike.

E në vendin e ngjarjes raportohet se është gjetur një tenxhere me presion e lidhur me tela, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version