Site icon PORTALB

Merkel: BE është në një gjëndje kritike

Angela Merkel

Duke folur nga Samiti i Bratislavës, ku liderët e vendeve antare të BE-së janë duke diskutuar për cështejet më të nxehta të momentit, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se aktualisht unioni është në një gjëndje kritike dhe se zgjidhja e problemeve nuk mund të vijë vetëm me një takim. Shefja e ekzekutivit gjerman listoi si disa prej problemeve kryesore sigurinë, luftën kundër terrorizmit, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dhe menaxhimin e fluksit të azil-kërkuesve. Në mbyllje, Merkel tha se shpreson që në fund të samitit liderët të tregojnë vendosmëri për të qëndruar të bashkuar, transmeton OraNews.

“Mendoj se askush nuk duhet të presë që ne t’i zgjidhim problemet e Europës vetëm me një takim. Ne jemi në një gjëndje kritike, ndaj duhet që të bashkëpunojmë në fusha me interest të përbashkët si siguria, lufta kundër terrorizmit, kooperimi në fushën e mbrojtjes, rritja ekonomike si dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Shpresoj që të gjithë të shfaqim vullnet maksimal për të bashkëpunuar.”

Më herët, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i bëri thirrje të gjithë përfaqësueve që t’i shohin problemet e bllokut në mënyrë të sinqertë, për t’i hapur rrugën hartimit të një strategjie për të ardhmen. Sipas tij është e rëndësishme që në këtë moment të ruhet uniteti. Për t’u theksuar është fakti se në këtë samit nuk do të marrë pjesë kryeministrja britanike, Theresa May, duke konfirmuar nisjen e rrugëtimit të daljes nga Bashkimi Europian. Aktualisht liderët janë duke diskutuar, ndërkohë që në orët e pasdites Presidenti i Komisionit, Zhan Klod Junker, ai i Këshillit Europian Donald Tusk si dhe KM i Slovakisë, Robert Fico, do të mbajnë një konferencë për mediat.

 

Exit mobile version