Site icon PORTALB

Kjo është mënyra e duhur për të bërë dush sipas ekspertëve

Të gjithë bëjmë dush.

Mirëpo ka disa truqe e aftësi që duhet t’i dini para se ta lani trupin tuaj dhe ka disa rregulla që s’duhet t’i harroni kurrë sa i përket mbrojtjes së lëkurës dhe flokëve.

A duhet të lahemi për çdo ditë? Si duhet t’i pastrojmë flokët? A ja vlen të blejmë produkte të shtrenjta për dush?

Dr. Derek V Chan, një dermatolog dhe ekspert kozmetik, është përgjigjur në pyetjet thelbësore sa i përket dushit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Sa shpesh duhet të lahemi?

Ua rekomandoj pacientëve të mi që të lahen një herë në ditë.

Sa duhet të jetë i nxehtë uji gjatë dushit?

Dushet e nxehta mund t’ju bëjnë të ndjeheni mirë, mirëpo në përgjithësi, dushet e vakëta janë më të mira se ato të nxehtat.

Temperatura nën 40 gradë celsius rekomandohet për ujin gjatë dushit.

Si duhet t’i lajmë flokët?

Për shumicën e shamponëve dhe kondicionerëve vlen kjo praktikë: Masazhojeni shamponin apo kondicionerin në skalpin tuaj, dhe lëreni aty të qëndrojë për dy apo tre minuta.

Është shumë e rëndësishme që produktet e pastrimit ta prekin skalpin e kokës.

Po çfarë përzgjedhjen e shamponit të trupit?

Kjo në njëfarë mënyrë është zgjedhje personale, përderisa nuk keni lëkurë senzitive. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet të përdorni shamponë që janë më të lehtë si: Dove White Beauty Bar, Dove Sensitive Skin Body Wash, ose Vanicream Cleansing Bar.

Exit mobile version