Site icon PORTALB

6 nëntor zgjedhje për kreun e LSI-së, Rrokaj përballë Metës

LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që në 6 nëntor të këtij viti të mbajë zgjedhjet për kryetar.
Lajmin për datën e zgjedhjeve është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, pas mbledhjes së kryesisë.

Gjithashtu, Rama ka njoftuar se deri tani për kryetar të LSI-së ka konfirmuar kandidaturën kreu aktual Ilir Meta, ku përball tij do të jetë Shezai Rrokaj, i cili aktualisht mban postin e kreut të LSI-së në Tiranë.

“U vendos që zgjedh për kryetar të mbahen në të gjithë territorin e Shqipërisë më 6 nëntor 2016.

Mbledhja gjithashtu rikonfirmoi vendimin që këto zgjedhje do të zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve, me respektimin e parimit 1 anëtar 1 votë.

Deri më 30 shtator është afati për regjistrimin e kandidaturave për kryetar të LSI-së.

Në këtë mbledhje kryetari i LSI, Ilir Meta konfirmoi kandidaturën për kryetar, edhe anëtari i kryesisë Shezai Rrokaj, i cili aktualisht është kryetar i LSI-së dega Tiranë, shpalli kandidaturën”, deklaroi Rama, transmeton GazetaExpress.

Exit mobile version