Site icon PORTALB

Një hap larg zbulimit të pilulave për dobësim

Zbulimi më i fundit rrit shpresat se një ditë do të bëhet e mundur zhvillimi i pilulës së dobësimit

Hulumtuesit shkencorë kanë përdorur ilaçe për të ndrydhur “gjenet e dhjamit” tek minjtë. Studime të mëparshme e kanë lidhur gjenin Rap1 me metabolizmin, shtimin në peshë dhe ngrënien e tepërt. Por, deri tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një lidhje direkte mes tyre.

Tani, një ekip shkencëtarësh nga Spitali i Fëmijëve në Teksas kanë arritur me anë të testimeve në laborator të ndrydhin me sukses gjenin tek minjtë dhe të ndalojnë ngopjen e tyre thjesht duke përdorur një ilaç.

Ky zbulim është cilësuar si historik në kërkimet për rënien në peshë, duke parë edhe përhapjen e shumtë të obezitetit këto kohët e fundit.

Për të eksploruar rolin që gjeni Rap1 luante tek minjtë, shkencëtarët fshinë gjenin tek një grup neuronesh tek pjesa e trurit që rregullon metabolizmin e të gjithë trupit. Shkencëtarët i ndanë minjtë në dy grupe. Tek njëri grup, ata hoqën gjenin Rap1, ndërsa tek grupi tjetër gjeni Rap1 funksiononte normalisht. Pastaj shkencëtarët i ushqyen minjtë tek të dyja grupet me një dietë të pasur me yndyra, ku 60% e kalorive vinin nga yndyrat.

Siç edhe pritej, grupi i dytë me gjenin Rap1 shtuan në peshë, ndërsa grupi i parë ranë në peshë. Kur të dyja grupet e minjve u ushqyen me dietë normale, ata kishin të njëjtën peshë trupore. Shkencëtarët më pas u fokusuan tek fakti pse minjtë që kishin mungesë të gjenit Rap1 nuk shtuan në peshë edhe pse u ushqyen me të njëjtën dietë të pasur me yndyrë si grupi tjetër i minjve.

“Ne vëzhguam se minjtë që kishin mungesë të gjenit Rap1 nuk ishin më shumë aktivë fizikisht. Megjithatë ata hëngrën më pak dhe dogjën më shumë shtresë dhjamore se minjtë me gjenin Rap1”, tregon shkencëtari Fukuda.

Këta minj kishin gjithashtu nivele më të ulëta të glukozës në gjak dhe insulinës se grupi i dytë. Sipas hulumtuesve shkencorë, ky mekanizëm i ri, ku përfshihet gjeni Rap1 në tru, mund të shërbejë në të ardhmen për trajtimin e obezitetit tek njerëzit, bën te ditur Dayli Mail, transmeton TV 21.

Exit mobile version