Site icon PORTALB

Tiranë, nëna dhe foshnja e saj humbin jetën në spital

Spitali Universitar Obsetrik-Gjinekologjik 'Koço Gliozheni' ku humbi jetën nëna dhe foshnja e saj. ( Anadolu Agency - Olsi Shehu )

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku nëna dhe foshnja e saj e sapolindur kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëna 35 vjeçare e identifikuar me inicialet A.K dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë rreth orës 08:00 në maternitetin, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tyre.

Familjarët e të ndjerës kanë pretenduar se mjekët e spitalit kanë neglizhuar rastin, duke sjellë si pasojë edhe vdekjen e 35 vjeçares.

Ndërsa policia në një njoftim ka konfirmuar se mes familjarëve dhe stafit mjekësor të Maternitetit “Koco Gliozheni” ka pasur dhe një konflikt.

Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

Exit mobile version