Sipas institutit të Nënshtetësisë Ndërkombëtare dhe Planifikimit të Leje qëndrimeve, vendet europiane kanë pasaportat më të mira në të gjithë botën.
Gjithashtu, sipas renditjes botërore të fuqisë së pasaportave, vendet e para kryesohen nga Gjermania dhe Suedia.
Më pas vijnë Finlanda, Franca, Spanja, Zvicra dhe Anglia. Australia është e teta në renditje me një hyrje-dalje të lire në 168 vende. Ndërkohë, pasaporta amerikane po humbet renditjen çdo vit e më shumë.
Ndërsa vendet të fundit fare në listë janë Butani, Nepali, Mianmari, Iraku, Afganistani dhe Koreja e Veriut.
Zakonisht, vendet aleate mundësojnë lëvizje të lirë për njëri-tjetrin. Në të kundërt, ato vende që kanë pak ose aspak marrëveshje me njëri-tjetrin vendosin procedura si detaje të udhëtimit, letër ftesë si dhe një taksë pagese vize shumë të lartë.
E gjeni dot cila është pasaporta më shtrenjtë në botë? Vendin e parë për këtë e zë Turqia me një aplikim për pasaportë prej 251 dollarësh, ndërsa më e lira është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe me 11 dollarë.
Por si përcaktohet fuqia e një pasaporte?
Nëse një vend rritet ekonomikisht duke u mundësuar nënshtetasve të vetë të shpenzojnë në turizëm, atëherë si rrjedhojë ata vetë bëhen me të mirëpritur kudo qofshin.