Site icon PORTALB

Shkupi – Pelisteri të shtunën hapin xhiron e gjashtë

Duel nga ndeshja Shkupi - Rabotniçki

Me duelin Shkupi – Pelisteri që luhet të shtunën, do të fillojë xhiroja e gjashtë e Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë. Ndeshja Shkupi – Pelisteri do të luhet në stadiumin e Çairit me fillim nga ora 15:30, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë referi nga Ohri Marjan Eckoski.

Ndërkohë skuadra e Shkëndijës të dielën në Tetovë do të lujë kundër ekipit të Makedonija Gj.P, ndërsa në këtë ndeshje refer kryesor është Dejan Jakimovski.

Renova këtë të diel do të udhëtojë drejt Kratovës, ku do të përballet me Sileksin, e që këtë ndeshje do ta referojë Aleksandar Stavrev, ndërkohë referi i vetëm shqiptar në Ligën e Parë, Faton Mustafi është deleguar që të ndajë drejtësinë në ndeshjen Pobeda – Bregallnica. Kryendeshja e javës do të luhet në mes Vardarit dhe Rabotniçkit, ndërsa Dimitar Meçkarovski është refer kryesor i ndeshjes. /Portalb.mk/

Exit mobile version