Site icon PORTALB

Ukraina: Separatistët pro-rusë armëpushimin në Donbas e shpallën me urdhër nga Rusia

Ukrainë

Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës pohon se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ruse urdhëroi separatistët pro-rusë në pjesën lindore të Ukrainës Donbass që sonte në mesnatë të shpallin ndërprerje të njëanshme të gjitha veprimeve luftarake, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse urdhëroi njësitet pushtuese rusë që nga 15 shtatori për të ndërpresin luftimet në rajonin e pushtuar përkohësisht të Donbasit në lindje të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Inteligjencës në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes.

Udhëheqësit e separatistëve në lindje të Ukrainës dje njoftuan se nga 15 shtatori do të hynë në ndërprerje të plotë të konfliktit dhe operacioneve ushtarake në Donbas, pjesa që përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanjskit.

Paralelisht me këtë, sonte për vizitë në Kiev do të mbërrijnë krerët e diplomacisë gjermane dhe franceze Frank-Walter Steinmeier dhe Jean-Marc Ayrault, ku tema kryesore e bisedimeve të tyre me zyrtarët ukrainas do të jetë kriza në lindje të vendit.

Edhe pse në muajin shkurt të vitit të kaluar ishte nënshkruar marrëveshje paqeje në Minsk, pjesa lindore e Ukrainës ende është arenë e konflikteve të shpeshta dhe armëpushimit të brishtë. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e saj.

Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 9.400 persona janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit në prill të vitit 2014.

Exit mobile version