Prokurori shtetëror në New York, Eric Schneiderman hapi hetime në lidhje me pohimet për aktivitetet ilegale të Fondacionit të Donald Trump, kandidatit republikan për president të SHBA-ve në zgjedhjet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Schneiderman për CNN ka thënë se hetimi mbi donacionet e Fondacionit të Trump-it dhe respektimi i ligjit në atë procedurë është subjekt hetimi i cili ka filluar më parë.
Nga Zyra e cila udhëheq fushatën parazgjedhore të Trump-it thonë se bëhet fjalë për rast të montuar dhe se këto hetime i ka ngritur prokurori i cili është mbështetës i Partisë Demokratike.
Schneirerman më herët ka thënë se e mbështet kandidaturën e Hillary Clinton, por se në fjalimin e fundit në opinion nuk zbuloi detajet e hetimit të cilin e udhëheq lidhur me punën e Fondacionit të Trump-it.