Site icon PORTALB

Çeki, vdes arbitri pas goditjes me top hokeji në kokë

Hokey - hokej

Asociacioni i hokejit në akull të Çekisë njoftoi sot se një arbitër ka vdekur të shtunën nga plagët e marra gjatë lojës, pa dhënë më shumë detaje, raporton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, mediat çeke raportojnë se arbitri 24-vjeçar i hokejit Pavel Laink humbi jetën gjatë një ndeshje në ligën e të rinjëve pasi topi i hokejit e goditi në kokë.

Nga Federata Çeke e Hokejit kanë theksuar se të gjitha ndeshjet e xhiros së ardhshme në dy ligat më të forta kombëtare të mbahet një minutë heshtje për nder të arbitrit të vdekur, Lainka.

Exit mobile version