Komisari evropiane i zgjerimit, Johanes Han, në Strasburg dje është takuar me treshen evropian Riçard Houit, Ivo Uajgl dhe Eduark Kukan, me të cilët ka biseduar për gjendjen politike në Maqedoni.
Ai pas takimit, në profilin e tij në Twitter përsëriti nevojën për zgjedhje të besueshme.
“Strasburg: Bisedë e mirë me Houit, Uajgl dhe Kukan për zhvillimin e bisedimeve në Shkup. Zgjedhjet e besueshme janë çelësi për kthimin e vendit në binarët euro- atlantik”, shkroi Han.
#Strasbourg: Good talk w @richardhowitt @ivajgl @EduardKukan on developments in #Skopje. 1/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) September 13, 2016
Credible #elections key to return to #EuroAtlantic path of reforms. 2/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) September 13, 2016