Site icon PORTALB

Ushtria siriane pohon se ka rrëzuar dy aeroplanë izraelitë

Ushtria Siriane

Ushtria siriane

Armata siriane pohon se ka rrëzuar dy aeroplanë izraelitë, duke e përfshirë edhe një fluturake pa pilot, pasi ata i kanë sulmuar pozitat qeveritare në pjesën jugore të vendit.

Mbrojtja jonë ajrore e bllokoi sulmin dhe e rrëzoi aeroplanin në provincën jugore Kuneitra dhe një fluturake pa pilot në provincën Damask, theksohet në kumtesën e agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, njofton Tanjug.

Izraeli mohon se ushtria siriane ka rrëzuar një aeroplan të tij.

“Gjatë natës dy raketa tokë-ajër janë lansuar nga Siria, me ç’rast ushtria izraelite kreu sulm mbi pozitat e artilerisë siriane. Në asnjë moment siguria e aeroplanëve izraelitë nuk është vënë nën pikëpyetje. Nuk ka asgjë të saktë në pohimet e tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Arije Shalikar.

Exit mobile version