Site icon PORTALB

Elvana Gjata vjen me ‘Disco Disco’ (Foto-Video)

Elvana Gjata

Elvana Gjata

Këngëtarja e hitit 1990 Elvana Gjata sapo ka lansuar një tjetër këngë që i përket atyre viteve.

Kënga quhet ‘Disco Disco’ ku bukuroshja Gjata në bashkëpunim me “Kaos” vjen shumë trendy.

Përpos kësaj kënga e re ka edhe një risi tjetër, këngëtarja Elvana Gjata ka rikthyer prezantuesen e mirënjohur Silvana Braçe, e cila shfaqet në fillim të këngës duka na kujtuar programin muzikor që prezantonte në fillim të viteve 90 në Televizonin Publik Shqiptar.

Kënga e re duket se është mirëpritur shumë mirë nga fansat e këngëtares duke e komentuar shumë brenda pak orëve.

“Disco Disco” pritet të jetë hiti i radhës i Elvana Gjatës./ Portalb

Exit mobile version