Site icon PORTALB

Natë e qetë në Shkup, gjatë mbrëmjes nuk janë regjistruar tërmete

Shkupi, foto nga: Robert Atanasovski

Shkupi, foto nga: Robert Atanasovski

Gjatë natës dhe mëngjesit nuk janë regjistruar tërmete në Maqedoni. Megjithatë, qindra qytetarë kanë vendosur që natën ta kalojnë në qiell të hapur, me tenda, duke i lënë shtëpitë e tyre, njofton Portalb.

Dy ditët e kaluara, Shkupi është goditur nga një seri tërmetesh të cilët i kanë shqetësuar banorët e Shkupit.

Tërmeti i fundit më i fuqishëm ishte ai i mbrëmshmi i cili ndodhi rreth orës 20 dhe ishte me intensitet prej 4 shkallë sipas Rihterit dhe me epiqendër në Radishan.

Tërmeti më i fuqishëm ka ndodhur gjatë ditës së diel, i cili kishte intensitet prej 5.3 shkallëve sipas Rihterit.

Sizmologët thonë se askush nuk mund ta parashikojë se kur dhe a do të ketë më tërmete. /Portalb

Exit mobile version