Meshkujt nuk parashtrojnë pyetje kur e kanë marrëdhënien intime në plan të parë, por kur është në pyetje dashuria situatë është më ndryshe. Shpesh ndodh që të dashurohen në femra që i kanë takuar në pushim, femra që i kanë takuar rastësisht, dashuria e fëmijërisë – ajo e vërteta.
Dashuria e fëmijërisë
Të gjithë e kemi patur dashurinë e parë që nga shkolla fillore – me kapje duarsh dhe shikime enigmatike. Përveç kësaj, të gjithë e kemi kaluar atë momentin e tmershëm të ndarjes së parë.
Dashuria në film
Secili mashkull të paktën një herë në jetë ka qenë i dashuruar në ndonjë aktore, ndërsa me kalimin e viteve vetëm ndrojnë opcionet.
Kolegia e bukur në punë
Shumica e meshkujve asnjëherë nuk do ta pranonin se kolegia e tyre i ka lënë pa fjalë, por të dashurohesh në punë është një gjë krejtësisht normale, sepse atje kalojmë shumicën e kohës. Shumë nga këto dashuri madje edhe realizohen, edhe pse për pjesën më të madhe të meshkujve kjo gjë mbetet vetm një dëshirë.
Të dashuruarit në një takim të papritur
Ky moment mund të ndodhë kudo- në shitore, në park ose në autobus. Në çastin kur do ta shohin, meshkujt e ndjejnë se ka një tërheqje magnetike. Dhe sidomos kur ka flirt me shikime…
Ajo e vërteta
Ndodh që shpesh herë ta ndjejnë se e kanë gjetur gruan e vërtetë të jetës së tyre që në momentin kur e shohin atë.
Femra e rrezikshme
Secilit mashkull të paktën një herë në jetë ia ka tërhequr vëmendjen ndonjë vajzë e rrezikshme e cila është e tëra e mbuluar me tatuazhe dhe pirsing.
Romanca në pushim
Pushimi vjetor, vera, plazha – a ka ndonjë moment më të mirë se ky për tu lishuar pasioneve? Aspak mos mendoni se çfarë do të ndodhë më tutje, sepse nuk jeni nga qyteti apo shteti i njejtë. Thjesht, kënaquni!
Dashuria e ndaluar
Kjo është një lloj dashurie e mundimshme, sepse zakonisht ekziston një dozë e mjaftueshme morale që i ndalon mos ta marrin të dashurën e shokut ose të mashtrojnë ndonjë grua të martuar.