Site icon PORTALB

AUV: Në asnjë tortë nga ëmbëltorja e paraqitur nuk është gjetur shkumë deti

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari

Në asnjë tortë nga ëmbëltorja e Shkupit e paraqitur nuk është gjetur shkumë deti, kumtoi pasdite Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) pas kontrolleve të kryera.

Sipas AUV, shërbimet e inspektimit as pas kontrollit të bërë të tortave të gatshme të cilat kanë figura në sipërfaqe, nuk kanë gjetur kurrfarë shmangie. Nuk është vërtetuar prania e stiroporit, as në tortat, as në figurat.

Siç informon Agjencia, është konstatuar se gjatë prodhimit, në një pjesë rë tortave janë përdorë rrëmojëse dhe shkopinj druri për përforcimin e figurave.

Exit mobile version