Një truk i shpejtë me kripë tavoline për të pastruar hekurin

Hekuri i rrobave mendohet të jetë një mjet vërtet i dobishëm, por ndonjëherë gjërat thjeshtë ndodhin. E lë hekurin në gradën e tij më të lartë ose e vendos mbi një objekt dhe ja ku u bë me njollë. E gjithë kjo situatë mund të të ketë ndodhur disa herë në shtëpi dhe për më tepër, hekuri i nxehtë të ketë lënë njolla edhe në rroba më vonë. Herën tjetër që mund të të ndodhë diçka e ngjashme, ki parasysh që një ndihmë shumë e shpejtë është kripa e tavolinës.

Për ta pastruar hekurin sa më shpejt, në një copë letër hidh pak kripë. Lyeje sipërfaqen e hekurit me kripë dhe lëre për disa minuta derisa kripa të shkrijë. Kripa ndihmon për të hequr njollat e hekurit, por edhe ndonjë papastërti tjetër nga hekurosja e vazhdueshme e rrobave. Pas disa minutave, hiqe hekurin nga priza dhe pasi të jetë ftohur, pastroje me një copë të pastër. Kaq!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button