Site icon PORTALB

Nishani uron besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit

Bujar Nishani

Bujar Nishani

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar me anë të një mesazhi gjithë besimtarët muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nishani iu ka uruar besimtarëve më shumë begati, paqe, mbarësi dhe vëllazëri me njëri-tjetrin.

“Sivjet këtë Kurban Bajram e festojmë menjëherë pas ngjarjes historike për kombin tonë, për shqiptarët anembanë botës: shenjtërimit të Nënë Terezës, shembulli i së cilës mishëron dhe frymëzon bamirësinë, kujdesin dhe respektin për më të vuajtuarit, më të pafatët, për të sëmurët e të pamundurit, në kuadër të harmonisë dhe bashkëjetesën paqësore mes njerëzve me besime dhe origjinë të ndryshme”, shprehet Nishani në urimin e tij.

Besimtarët muslmanë sot festojnë Kurban Bajramin, ndërsa siç edhe është traditë, besimtarët shkëmbejnë vizita mes të afërmeve për të uruar festën, therin kurbanet, si dhe marrin mesazhe urime nga personalitete të ndryshme të vendit.

Exit mobile version