Site icon PORTALB

Si të shpëtoni nga ngërçet e menstruacioneve?

Dhimbje menstruale

menstruacionet

Sërish erdhi ajo kohë e muajit kur vizitoheni nga menstruacionet, sërish stomaku juaj dhemb tmerrësisht, ndjeheni sikur ju shtrydhet barku, iritoheni me imtësira, nuk e dini në cilën pozitë të rrini për shkak të sikleti që keni në bark, keni humbje të apetitit e tj. Ndjenja e sikletit i referohet ngërçit menstrual që në medicinë quhet dismenorea.

Ngërçet menstruale mund të jenë të mërzitshme dhe të pakëndshme, mund të shkatërrojnë ditën tuaj duke ju lënë në siklet dhe të irituar pa mundur të kryeni ndonjë punë. Jo të gjitha femrat përjetojnë ngërçe menstruale. Ato dallojnë nga femra në femër, për disa ngërçi menstrual ndodh vetëm ditën e parë për të tjerë vazhdon edhe ditëve tjera. Ja disa këshilla të dobishme se si të shpëtoni nga ngërçet menstruale.

Të çliroheni nga ngërçet menstruale

Shmangeni kafeinën: Konsumimi i tepërt i kafeinës i bën ngërçet edhe më keq. Rekomandohet që të rrini sa më larg ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë kafeinë sikur se kola, çaji, çokolata dhe kafja- para dhe pas menstruacioneve.

Pije të dekafinizuara çaj kamomili. Kolegji Perandorak i Londrës kreu një studim nga i cili konstatoi se pierja e çajit të kamomilit ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual.

Nxehtësia: Merreni një shishe me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në stomak, një tjetër vendoseni në bel. Për disa femra, pasi t`a bëjnë këtë gjë ngërçi zhduket. Për të tjerat do duhej tretman i mëtutjeshëm që të lirohen nga ngërçet.

Vaskë e ngrohtë: Një mënyrë tjetër e aplikimit të nxehtësisë që të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual. Vaska e ngrohtë i qetëson muskujt e trupit, me çka ndikon në zbutjen drastike të dhimbjeve.

Medikamente për zbutjen e dhimbjeve: Mund të provoni medikamente të dizajnuara për zbutjen e dhimbjeve nga ngërçet menstruale. Sigurohuni që të merrni lejen e mjekut, medikamentet e tilla përfshijnë: ibuprofen, paracetamol, felvin e tj.

Acidet yndyrore Omega-3: Një suplement nga vaji i peshkut në ditë, i pasur me omega-3, do ju ndihmojë në lehtësimin e sikletit të shkaktuar nga menstruacionet.

Shtesat dietore: Para se të filloni me ndryshimin e dietës do të dëshironit të provoni shtesat si vitamina E, B1, B6, D, citrat të kalciumit, magnezium dhe vaj peshku pasiqë lehtësojnë ngërçet tek disa njerëz.

Lexoni edhe këtë:   Përfitimet shëndetësore të shkuarjes në plazh

Vitamina D ndihmon trupin tuaj të procesuojë kalciumin dhe të reduktojnë inflamacionin.

Citrati i kalciumit ndihmon në mirëmbajtjen e muskujve.

Magneziumi nëse merret 360 mg të paktën tre ditë para menstruacioneve, ndihmon në reduktimin e kimikateve apo prostaglandineve që lirohen kur menstruoni, e që shkaktojnë kontraktimin e muskujve që rezulton me ngërç.

Këto shtesa kanë efekte përfituese për shëndetin tuaj.

Shtrirjet dhe stërvitjet

 Këshilla të tjera të dobishme

Nëse ngërçet janë me intenzitet të lartë dhe të vazhdueshme, atëherë është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj./femra.net/

Exit mobile version