Site icon PORTALB

Durrës, arrestohet shtetasi i Maqedonisë për falsifikim dokumentesh

Policia e Shqipërisë (Foto arkiv)

Një shtetas nga Maqedonia është arrestuar sot nga policia e Durrësit, ndërsa një tjetër procedohet penalisht, të akuzuar për falsifikimin e dokumenteve,  raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar policia e Durrësit ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi Zore Lozanovski, 45 vjeç,  banues në qytetin e Manastirit, në Maqedoni.

Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasen Biliana Nancovska, 35 vjeçe, banuese në Manastir.

“Shtetasi i arrestuar në momentin që është ndaluar nga punonjësit e Policisë të Rendit Publik ka paraqitur dokumente të ngjashme si të Europolit. Dokumentet dyshohen që të jenë të falsifikuara. Zore Lozanovski është person me precedentë penalë të mëparshëm po për të njëjtat vepra penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version