Site icon PORTALB

Forcat e armatosura revolucionale kolumbiane liruan 13 fëmijë ushtarë

Forcat e armatosura revolucionale kolumbiane

Grupi më i madh kryengritës në Kolumbi, forcat e armaosura revolucionare FARK demobilizuan 13 fëmijë ushtarë nga rradhët e tyre në kuadër të marrëveshjes për t’i dhënë fund luftimeve të përgjakshme disa dekadësh.

Kryqi i Kuq ndërkombëtar kumtoi se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se përkohsisht janë dërguar në qendën e pranimit nën vëzhgimin e UNICEF-it.

FARK në maj pranoi të lirojë fëmijët nën 15 vjet nga kampet e tyre guerile. Ky gest humanitar vjen pas marrëveshjes së arritur gjatë muajit të kaluar.

Exit mobile version