Site icon PORTALB

Novaci i dha humbje të thellë Vëllazërimit

KF Vëllazërimi

KF Vëllazërimi

Të shtunën u luajtën ndeshjet e javës së katërt të Ligës së dytë futbollistike të Maqedonisë, ku padyshim se befasia më e madhe ka ndodhur në ndeshjen Novaci – Vëllazërimi, duel ky që përfundoi me fitore të thellë të nikoqirëve 5:0. Ndeshja është luajtur në një terren tepër të vështirë për lojë ku futbollistët e Vëllazërimit nuk arritën të nxjerrin rezultat pozitiv. Edhe pse në pjesën e parë Vëllazërimi ishte skuadra që dominonte në fushë, por goli i përsëris për Novacin u shënua pak para përmbylljes së 45 minutave.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë. Momenti kur Vëllazërimi u dorëzuar para kundërshtarit ishte goli i dytë që ishte autogol dhe më pas pasuan golat e tjerë. Ndeshjen e radhës Vëllazërimi e luan ndaj “Skopje”-s në Kërçovë. /Portalb.mk/
Rezultatet e javës së katërt:
Akademija Pandev 5 – 1 Teteksi
Skopje 1 – 1 Turnova
Vardar N. 1 – 2 Metalurgu
Novaci 5 – 0 Vëllazërimi
Lubanci 2 – 1 Euromilku

Exit mobile version