Site icon PORTALB

Francë, “terrori” i bombolave përsëritet në Marsejë

Policia franceze

Policia franceze

Policia franceze gjeti pranë një sinagoge në Marsejë një makinë ku fshiheshin disa bombola gazi, transmeton Top Channel.

Sipas raportimeve të mediave lokale, makina e dyshimtë ishte parkuar pikërisht në kohën kur besimtarët hebre do të mblidheshin për të zhvilluar ritualin e përditshëm.

Por, pasi gjetën brenda mjetit 2 bombola gazi, agjentët e policisë rrethuan menjëherë zonën.

Incidenti erdhi vetëm 3 ditë pasi autoritetet arrestuan 3 gra në Paris si të lidhura drejtëpërdrejtë me Shtetin Islamik. Ato kishin planifikuar të zhvillonin një sulm në kryeqytetin francez.

Në makinën e tyre, të parkuar pranë katedrales Notre Dame, policia gjeti disa bombola gazi. Franca mbetet në gjendje alarmi sa i përket kërcënimit terrorist.

Exit mobile version