Emisioni “Zonë e Lirë” rikthehet sonte në TV Klan, si gjithnjë në orën 21:00. Arian Çani ka menduar të sjellë në ekran ngjarje të ndryshme të aktualitetit, politikës dhe kulturës ashtu sikurse edhe personazhe të ndryshëm do t’ju shoqërojnë për të rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre.
Sigurisht, ashtu siç edhe ia kërkon zakoni, nuk do mungojnë surprizat.
Opinion.al mësoi se Sofia, asistentja e Arian Çanit nuk do jetë vajza e sezonit të kaluar, por një vajzë tjetër, vetëm 18 vjeçe, nxënëse në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.