Site icon PORTALB

Obama i kanoset Phenianit me sanksione të reja

Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama e dënoi sot provën e pestë bërthamore të Koresë së Veriut dhe paralajmëroi se do të bashkëpunojë me partnerët amerikanë me qëllim të vendosjes së sanksioneve të reja për Phenianin.

Testimi bërthamor i Koresë së Veriut, siç vlerësoi Obama, paraqet “kanosje serioze” për sigurinë rajonale dhe paqen ndërkombëtare.

“SHBA-ja nuk e pranon dhe ansjëherë nuk do ta pranojë Korenë e Veriut si shtet bërthamor”, theksoi Obama.

Ai theksoi se do të punojë në ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm, duke përfshirë sanksione të reja që t’ia tregojë Koresë së Veriut pasojat nga veprimet joligjore dhe të rrezikshme.

Obama paraprakisht sot deklaroi se aksionet provokuese të Koresë së Veriut, të çdo lloji, kanë “pasoja serioze”.

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut publikoi se Pheniani tani është i gatshëm të vendos mbushje bërthamore ushtarake në raketat balistike.

Exit mobile version