Site icon PORTALB

RDM: Në mënyrë reale të ndihmohen familjet në rajonet e vërshuara

Liljana Popovska, RDM

Liljana Popovska, RDM

Ripërtëritja demokratike për Maqedoninë (RDM) kërkon që të lehtësohen procedurat për qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet që më lehtë ta marrin ndihmën e premtuar.

“Është pandershme që të këta persona të cilët janë munduar të shëtisin nëpër noterë ose me javë të kërkohen në lista që të bëhen kandidatë për “shpërblimin e madh” prej 500 euro. Akoma më e pandershme është a edhe e dhimbshme, në vend se emrin e tyre, ta gjejnë emrin e personave të cilët aspak nuk jetojnë në rajonet e vërshuara”, thuhet në kumtesën e RDM-së.

Që atje kërkojnë që personat drejtues në këto institucione ta ndjekin me seriozitet gjendjen, të përcaktojnë kush dhe në emër të kujt i keqpërdorin qytetarët dhe përfundimisht, siç thonë, urgjentisht të sigurojnë që të dërgohet ndihma e premtuar.

Vlerësojnë se krahas kësaj ndihme, shteti duhet të ndajë mjete reale buxhetore për familjet e përmbytura, me të cilën mund të riparohen shtëpitë, të blihen mobilie, veshje dhe gjithçka që u duhet për jetesë.

Exit mobile version