Site icon PORTALB

Pendarovski: Me të gjitha parametrat Maqedonia e fundit në Evropë

Pendarovski: Me të gjitha parametrat Maqedonia e fundit në Evropë

Pendarovski: Me të gjitha parametrat Maqedonia e fundit në Evropë

Kandidati presidencial Stevo pendarovski në mitingun e mbrëmshëm në Kumanovë, ka theksuar se Maqedonia në tetë vitet e kaluara, është e fundit sipas tre parametrave më të rëndësishme.

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski në mitingun e mbrëmshëm në Kumanovë, ka theksuar se Maqedonia në tetë vitet e kaluara, është e fundit sipas tre parametrave më të rëndësishme me te cilat merret suksesi i shteteve, ekonomia, demografia dhe demokracia.

Pendarovski tha se Maqedonia me këtë ritëm të emigracionit, për pesë vite do të jetë e boshatisur, do të ketë shtet, por nuk do të ketë njerëz.

“Sipas ekonomisë, jemi mizëria më e madhe e Evropës. Në shtet punësohen vetëm njerëz partiak, por edhe kjo nuk është e mjaftueshme që të fshihen numrat. Maqedonia realisht ende ka mbi 30 për qind të papunë. Demografia është me e keqja. Gjatë pesë viteve të fundit nga Maqedonia janë larguar më shumë njerëz se sa viteve të para të pavarësisë”, theksoi Stevo Pendarovski.

Exit mobile version