Moti në Maqedoni do të jetë me diell, vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri tetë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 22 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare.
Gjatë ditës do të fryje erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri katër, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 22 gradë Celsius.